Dënohet me burgim kosovari që mashtroi austriakët përmes Call Centre, duke përfituar 1.24 milion euro

by admin
Spread the love

“Call Centre” është përhapur në shumë shtete të botës, shumë
prej tyre edhe jo të licencuara. Në Kosovë ka qindra “Call Centre” që shumë
prej tyre janë edhe jo të licencuara dhe veprojnë shpeshherë edhe me mashtrime
ndaj blerësve të huaj, shkruan albinfo.at.

Së fundmi
raportohet për një kosovar 33-vjeçar që ka mashtruar 39 klientë austriakë duke
u marrë 1.24 milionë euro.

Lidhur me këtë rast, autoritetet e drejtësisë së Austrisë,
Gjykata e Salzburgut e dënoi kosovarin me 18 muaj burgim për pjesëmarrje në një
mashtrim kibernetik.

Akuzat ndaj tij
janë se kosovari ka punuar në “Call Centre” në Prishtinë dhe ka dëmtuar 39
austriakë, duke iu marrë 1.24 milionë euro, ndërsa nëse përfshihen edhe
klientët në Gjermani e Zvicër, vlera e dëmit shkon deri 2.4 milionë euro,
informon tutje albinfo.at.

“I akuzuari
qëndronte në një Call center në Prishtinë; shumë të tjerë ‘agjentë’ të tillë
vepronin në Call center në Pragë apo Sofje. Këto Call center formonin një
platformë mashtruese tregtare online të njohur ‘Option888’. I akuzuar, më parë
i trajnuar mirë, ndërtoi me mjeshtëri marrëdhënie të mira me investuesit. Ai
dukej me reputacion, me përvojë të shtirur në këmbimore dhe kishte detyrë që të
bindte klientët të investonin sa më tepër të jetë e mundur”, u tha në akuzën e
Prokurorisë.

Ndërkohë,
lidhur me këtë kompani, thuhet se shumë totale sa ky rrjet kriminel ka
mashtruar klientët, kryesisht në Evropën Perëndimore, është afro 250 milionë
euro.

Kosovari
33-vjeçar ishte arrestuar dhe gjendej në paraburgim nga tetori i vitit 2021. Ai
ishte i ashtuquajtur “agjent”. Nën pseudonimin Sebastian Morelli, thuhet se
33-vjeçari joshi investues të shumë gjermanofolës, të cilët ishin regjistruar
në platformën tregtare mashtruese për të depozituar fonde atje.

Organizata
kriminale kishte një softuer të sofistikuar që të linte përshtypje të tregtimit
të vërtetë të fondeve të investuara, thuhet në raportin e prokurorisë.

“Ky softuer rekomandohej
që klienti ta instalonte dhe agjenti ishte në gjendje të hynte në të. Në fakt,
paratë e investuara – shuma katër deri gjashtë shifra – dërgoheshin shpejt në
llogari të ndryshme që u përkisnin kriminelëve”, thuhet nga Prokuroria.

Akuza për
mashtrimin e 39 austriakëve nga prilli i vitit 2017 deri në janar të vitit
2018, duke ua vjedhur 1.24 milionë euro. E duke llogaritur edhe klientë në
Gjermani e Zvicër, shifrat shkojnë në 2.4 milionë euro.

“I akuzuari
ishte vetëm njëri në një numër jo aq të vogël në rrjetin kriminal”, thuhet nga
Prokuroria.

Në Salzburg po
gjykohen edhe tre persona që kishin pozita drejtuese në rrjetin kriminal.
Kosovari 33-vjeçar ka thënë se është penduar.

“E lashë veten
të punësohem aty shkaku i borxheve. Më vjen keq që kam dëmtuar kaq shumë
njerëz. Më vjen shumë turp”, tha kosovari, shkruan “Salzburg Nachrichten”.

Avokati i tij
mbrojtës, Simon Haussler, ka thënë se klienti i tij ishte vetëm “një rrotë e vogël
në këtë konstrukt”. Ai u dënua me 18 muaj burgim. 

You may also like