Dendias: Greqia kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapin negociatat me BE-në

by admin
Spread the love

Pozicioni i fortë i Greqisë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbajnë konferencat e para ndërqeveritare me BE-në, përsëriti ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas takimit me homologen e tij nga Kosova Donika Grvala-Schwartz.

Dendias tha se bisedimet u përqendruan në perspektivën evropiane të rajonit, situatën në Ballkanin Perëndimor, mundësitë për bashkëpunimin energjetik si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Përsërita angazhimin e vendosur të Greqisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor aty ku i takon, në familjen evropiane, duke theksuar pozicionin e saj të fortë në organizimin e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.

Ai tha se Greqia, si vendi i parë ballkanik që u bë pjesë e familjes evropiane, ndjen “një detyrë të madhe morale për të ndihmuar të gjithë rajonin t’i bashkohet Evropës”-tha ai.

You may also like