Dëmtohet Joaquin Correa, argjentinasi rrezikon sfidën e kthimit ndaj Barcelonës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Joaquin Correa është larguar nga fusha e lojës në sfidën përballë Barcelonës në dhimbje. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në Champions League dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore ditën e sotme.

Interi ka publikuar edhe gjendjen e lojtarit pas analizave të kryera. Ai ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për disa ditë. Në deklaratën e Interit thuhej se gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar, por mediat italiane zbulojnë edhe kohën kur do të rikthehet.

Do t’i duhen të paktën 10 ditë Joaquin Correas që të rikuperohet plotësisht nga ky dëmtim dhe të vihet në dispozicion të trajneri Inzaghi. Kështu ai do të humbasë sfidën e fundjavës ndaj Sassuolos dhe rrezikon ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës dhe Salernitanën po në kampionat. /oversport.tv

You may also like