Dëmtimi i Barella tremb Interin, Inzaghi optimist pas bisedës me mjekët

by admin
Spread the love

Interi feston tre pikët e arta që mori në Udine, por në kampin zikaltër janë të shqetësuar për dëmtimin që pësoi Nicolò Barella.

Mesfushori zikaltër doli i dëmtuar në minutat e fundit të sfidës dhe tekniku Inzaghi u detyrua që të ndryshojë ndërrimin që kishte menduar, sepse dukej që Barella kishte një shqetësim në gjurin e djathtë.

Në fund të ndeshjes tekniku Simone Inzaghi siguroi se ka folur me stafin mjekësor dhe se mesfushori nuk ka ndonjë problem të rëndë:

“Ka vetëm një mavijosje të fortë. Mjekët më qetësuan, por për një diagnozë më të saktë duhet të presim ditët e ardhshme. Shpresojmë që të mos jetë diçka e rëndë, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe sot ka bërë një ndeshje te madhe”, ka thënë trajneri i Interit. / Oversport.tv

You may also like