Dëmtimet s’e lënë të qetë, Pioli humbet një tjetër lojtar përpara Chelsea

by admin
Spread the love

Milani vazhdon përgatitjet për duelin e dytë në Champions League ndaj Chelsea. Kuqezinjtë presin ekipin londinez në “San Siro” të martën në mbrëmje, takim tepër i rëndësishëm për kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira të turneut.

Kampionët e Italisë po përballen me dëmtime të shumta në këtë fazë të sezonit. Stefano Pioli ka humbur edhe shërbimet e Charles De Ketelaere, i cili ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të një tërheqjeje muskulore.

21-vjeçari belg ka punuar vetëm në palestër, ndërkohë që ka humbur zyrtarisht sfidën ndaj skuadrës së Armando Brojës. Në fushë është parë Junior Messias, i cili po punon me një program të personalizuar.

Ndërkohë, De Ketelare i bashkohet në infermieri emrave si Ibrahimovic, Kjaer, Calabria, Saelemaekers dhe Maignan, të cilët trajneri Pioli shpreson t’i ketë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur./ Super Sport


Top Channel

You may also like