Dëmtimet nuk e pengojnë, Ibrahimovic grumbullohet nga Suedia për “play off” 

by admin
Spread the love

Pavarësisht problemeve fizike që po kalon, Suedi vazhdon të mbështet te Zlatan Ibrahimovic. Trajneri i kombëtares, Janne Andersson i ka besuar suedezit një vend në kombëtare për fazën play off për një vend në “Qatar 2022”.

Suedi do të përballet kundër Republikës Çeke dhe në rast fitoreje, ata do të përballen më pas kundër Polonisë për një vend në finalet e Kupës së Botës. Sulmuesi i Milanit, është grumbulluar edhe pse shumicën e këtij sezoni e ka kaluar në infermieri.

Ai është rikthyer vetëm kohët e fundit pas një problemi në tendinën e Akilit dhe ka luajtur vetëm 8 minuta midis Napolit dhe Empolit. Paraqitja e tij e fundit me Suedinë daton më 14 nëntor të vitit 2021, ndërsa golin e tij të fundit e ka shënuar në vitin 2015, ku shënoi një dygolësh kundër Danimarkës.

Suedia do të përballet me Republikën Çeke më 24 mars, dhe në rast se fiton atë e pret Polonia më 29 mars. /oversport.tv

You may also like