Dëmtimet e shumta shqetësojnë Mourinhon, Roma gati të shesë yllin e sulmit

by admin
Spread the love

Pasi ngriti në qiellin e Tiranës trofeun e Conference League, te Roma tashmë po mendojnë si të forcojnë sa më shumë ekipin për sezonin tjetër. Megjithatë, vëmendje të madhe kanë edhe largimet e mundshme në merkaton e verës. Një prej tyre mund të jetë edhe ai që shënoi golin në finale, Nicolo Zaniolo.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Juventusi. “Zonja e Vjetër” e shikon talentin italian si zëvendësuesin ideal të Paulo Dybalas që pritet të shkojë në drejtim të Interit. Megjithatë, as interesimi i Romës nuk mungon për yllin argjentinas. Megjithatë, për sa i përket Zaniolos ai nuk shihet si një lojtar i pashitshëm.

Zaniolo ka pasur vazhdimisht probleme fizike dhe Jose Mourinho nuk ka besim të plotë te lojtari. Për rrjedhojë, drejtuesit po mendojnë të sakrifikojnë italianin për të financuar blerje të tjera në merkaton e verës. Kështu ata kanë caktuar edhe çmimin, dhe nëse Juventusi dëshiron ta blejë duhet të derdhë në arkat e Romës, 40 milionë euro. /oversport.tv

Foto: UEFA Conference League, Twitter

You may also like