“Dëmtim i rëndë”, Guardiola tregon kur rikthehet De Bruyne

by admin
Spread the love

Kevin De Bruyne bën me dhimbje kokë Pep Guardiolën.

“Ylli” i Manchester City u dëmtua në javën e parë të sezonit të ri në Premier League.

Belgu pësoi një tërheqje muskulore në duelin e fituar 0-3 ndaj Burnley dhe u detyrua të braktiste ndeshjen në mesin e pjesës së parë.

Është një dëmtim i rëndë. Duhet të vendosim nëse Kevin do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo jo…

Vendimi final do të merret në ditët e ardhshme, teksa lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 3-4 muaj”, u shpreh Pep Guardiola.

Në prononcimin përpara finales së Superkupës së Europës kundër Sevillas. Që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje (21:00) në Pire, stadiumin e Olympiacosit.

Dëmtimi i De Bruyne pritet të shtyjë drejtuesit e Manchester City të mbyllin operacionin e blerjes së brazilianit Lucas Paqueta nga West Hami./ supersport


Top Channel

You may also like