Dëmshpërblim për familjen Bryant – Shqip

by admin
Spread the love

29 mln Dollarë për publikimin e fotove të trupave pas aksidentit

E veja e Kobe Bryant do të përfitojë gati 29 milionë Dollarë dëmshpërblim për fotot e trupave të bashkëshortit dhe vajzës së saj të publikuara pas aksidentit me helikopter të 3 viteve më parë. Vanessa Bryant kishte paditur kontenë e Los Anxhelosit, pasi imazhet u shpërndanë nga disa policë dhe zjarrëfikës, të cilët shkuan në vendin e aksidentit.

Avokati i familjes Bryant me anë të një njoftimi deklaroi se ishte fitimi i një betejë për mungesën e respektit ndaj viktimave dhe të afërmve të tyre. Shuma fillestare e dhënë nga gjykata në gusht të vitit të kaluar ishte 15 milionë Dollarë, por u dyfishua për të shmangur padi të mëvonshme nga ana e fëmijëve të tjerë të Kobe Bryant.

Ish-basketbollisti vdiq në moshën 41-vjeçare së bashku me vajzën e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë në bordin e helikopterit më 26 Janar të 2020.

Tv Klan

You may also like