Demokratët shpërthejnë keq ndaj Bashës për takimin e Shkodrës: Mashtrues, këta janë socialistë të mbledhun

by admin
Spread the love

Demokratët vijojnë ta masakrojnë deputetin Lulzim Basha dhe kërkojnë largmin e tij pas anti-mitingut me socialistë që zhvilloi gjatë ditës së djeshme në Shkodër.

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nga Shkodra, ku ka prezantuar kandidatin e tij Xhemal Bushati, por demokratët e kanë kapur ‘mat’ në komentet e tyre në Facebook.

Takimi i Bashës në Shkodër, është publikuar live edhe në faqen e tij në rrjetet sociale, ku demokratët kanë shpërthyer në komente kundër kryetarit të shkarkuar.

Demokratët nga Shkodra të revoltuar kanë sulmuar Lulzim Bashën, ku shkruajnë se personat në takimin e Bashës, nuk janë demokratë shkodranë, por socialistë të Ramës, të ardhur nga Tirana.

“Po të transportosh me autobusë njerëz nga e gjithë Shqipëria të duken shkodran. nga fitorja në fitore“, shkruna një komentues.

“I paska marr nga Tirana Lezha Kopliku dhe Laçi ata sjan gjith re shkodrës ata jan do legena dhe do spiuna sic është Lulzim Basha”, shkruan një tjetër komentues.

Këta janë socialistë të mledhur nga Lulushi i Sorosit, mashtruesi’, shkruan komentuesi tjetër.
‘Sado qe te perpiqeni ju te lul rames k………e demokratve do merni o llumrat e rilindjes”, shkruan një tjetër komentues.

 

You may also like