Demokratët e Berishës sulmojnë ambasadoren Yuri Kim

by admin
Spread the love

Demokratët që janë rreshtuar në krah të ish0kryeministrit Sali Berisha kanë nisur sulmet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I radhës është Genc Pollo, i cili ka artikuluar deri diku akuza shumë të forta, duke e cilësuar Kim se “ia kanë mbyllur” gojën socialistët, duke e quajtur madje edhe arrogante.

“Megjithatë, Rama shkoi deri në atë pikë sa mund ti bëjë diçka të paprecedentë: ai arriti t’i mbyllte gojën ambasadoreve të SHBA për shkeljet e tij të shumta dhe serioze që rrezikonin demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ai shkoi dhe më larg, duku u mbuluar për skandalet e mëdha që plasën në kampin socialist në Tiranë. (…)

Me Bashën përballë, i cili tregoi paaftësi në zgjedhje për të shënuar një fitore të vetme zgjedhore gjatë viteve të tij në krye të partisë, vendimin e dyshimtë të Uashingtonit që shumë e perceptuan si të motivuar politikisht dhe të përshtatshëm për qeverinë e korruptuar socialiste, së bashku me arrogancën e Ambasadores Kim në kufi me paturpësinë”, shkruan Genc Pollo.

Në vijim të këtyre akuzave, Pollo thotë se besimi i shqiptarëve përballë SHBA ka rënë, e që sipas tij e gjitha ka ardhur si pasojë e “paaftësisë së diplomatëve”.

“Sondazhet aktuale tregojnë shifra në rënie të mbështetjes. Kjo për mendimin tim është sigurisht një pasojë e drejtpërdrejtë e diplomatëve të paaftë dhe të korruptuar, të cilët janë të vetmit përgjegjës për të kthyer të paktën gjysmën e publikut të gjerë kundër tyre. Dhe për fat të keq për shumë prej nesh, edhe kundër vendit dhe simboleve të lirisë dhe demokracisë që ata përfaqësojnë”, tha Pollo ndër të tjera.

You may also like