Demerxhiev: Ka shtetas bullgarë të ndaluar, por në Shkup do të mbërrijnë rreth 150

by admin
Spread the love

“Rreth 100 deri në 150 qytetarë bullgarë pritet të arrijnë në Shkup për të festuar lindjen e Goce Dellçevit”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev.

Siç njofton BTA, ai pret që premtimet e autoriteteve në vend të realizohen që qytetarët bullgarë që duan të vijnë në Shkup të lirohen pa problem.

Në delegacionin bullgar, i cili sot do të vendosë lule mbi varrin e Dellçevit, në përkujtimin në kishën “Shën Spasi”, janë edhe ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Asen Medzhidiev dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Vencislav Katinov, përcjell INA.

“Ka të dhëna se janë ndaluar shtetas bullgarë, nuk e di sa saktë. Në fund të ditës do të kem informacione se sa të justifikuara janë motivet”, tha Demerxhiev.

Ai shtoi se ekziston një listë e shtetasve bullgarë që nuk do të lejohen të hyjnë, por siç ka treguar ai, ajo listë nuk është e madhe.

“Në fund të ditës do të ketë informacione të plota lidhur me kalimin e shtetasve bullgarë në kufi dhe në çfarë mase kjo përputhet me angazhimet e ndërmarra nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut”, tha Demerxhiev. Ai planifikon të presë ata bullgarë që duan të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit, në mënyrë që bashkë me ta të festojë përvjetorin e lindjes së Dellçevit.

“Goce Dellçev është një person që i përket historisë dhe respekti për një person të tillë nuk mund të shprehet me dhunë. Respekti shprehet me respekt. Dhuna shkatërron ura, dhe nëse duam të jemi pjesë e Evropës, duhet të ndërtojmë, jo të rrënojmë”, theksoi Demerxhiev dhe u bëri thirrje politikanëve që të mos i nënshtrohen asnjë provokimi.(INA)







Artikulli paraprakTensione në “Deve Bair”! Bullgarët kërkojnë që të hyjnë në Maqedoni, policia thotë se ka rënë sistemi
Artikulli tjetërBastisje në Vizbeg të Shkupit, kapet drogë në dy lokacione




You may also like