Delegacioni zyrtar i Afrikës së Jugut ndalohet të zbresë nga avioni në Poloni (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet polake citonin mungesën e lejes së armëve të zjarrit si arsye te konfrontimit, ndërsa zyrtarët afrikanë denonconin incidentin si “për të ardhur keq”.

Afrika e Jugut tha se avioni që mbante personelin e sigurisë të presidentit Cyril Ramaphosa drejt një misioni paqeje në Ukrainë, u ndalua në Poloni, në një përplasje të panevojshme diplomatike.

Avioni që mbante grupin e sigurisë dhe gazetarët u bllokua në aeroportin Chopin në Varshavë teksa autoritetet nuk lejonin personelin të zbriste, thanë zyrtarët e Afrikës së Jugut.

“Jemi të shqetësuar nga eksperienca që kaluam,” tha zëdhënsi i presidentit Vincent Magëenya duke e përshkruar incidentin si “për të ardhur keq”.

Qeveria polake tha se disa nga njerëzit në bord nuk ksihin leje armëmbajtjeje në atë vend, prandaj nuk u lejuan të zbrisnin, shkruan rrjeti AFP.

Asnjë nga dy palët nuk pranonte akuzat ndërsa avioni u kthye dje për në Pretoria me më shumë se 100 vetë në bord, personel sigurie dhe gazetarë.

Grupi duhet të shkonte bashkë me presidentin Ramaphosa në Kiev si pjesë e misionit të paqes në konflikt.

Ramaphosa mbërriti në Varshavë me avionin presidencial pas një samiti në Gjenevë të Zvicrës.

Pas një takimi të shkurtër me presidentin polak Andrzej Duda, ai u nis drejt kufirit me Ukrainën dhe më pas me tren drejt Kievit, njoftonte zyra e presidentit.

“Megjithë problemet që hasëm në Poloni, pjesa tjetër e misionit shkoi mirë sipas planit. Presidenti mbërriti në Kiev”, njoftonte zëdhënësi Magweny.

Delegacioni afrikano-jugor mbërriti sot në Ukrainë me mision të bindë Rusinë e Ukrainën të nisin dialogun për paqen ne konfliktin 16 mujor.


Top Channel

You may also like