Del në skenë ish-mbrojtësi i Lyonit, por paga e lartë step Interin

by admin
Spread the love

“Na mungon ende një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Ranocchian”, deklaroi Simone Inzaghi në konferencën për shtyp të pasdites së sotme, duke shtuar se drejtuesit e Interit po punojnë për ta sjellë.

Së fundi mediat italiane raportojnë se ka dalë në skenë emri i qendërmbrojtësit belg Jason Denayer, i cili ka prishur bashkëpunimin me Lyonin dhe është një lojtar i lirë. Denayer është vetëm 27 vjeç dhe te zikaltrit e vlerësojnë shumë, por problem mbetet pretendimi i tij për një pagë prej 3 milionë eurosh neto në sezon dhe kontratë 4-vjeçare.

Te Interi nuk kanë ndërmend të ofrojnë një shifër të tillë për një lojtar që në shumicën e kohës do të bëjë rezervën e holandezit De Vrij, ndaj e kanë bërë të qartë se do të hyjnë në negociata vetëm për një pagë maksimumi prej 2 milionë eurosh.


Top Channel

You may also like