Dekoroi priftin e “paturpshëm”, Vuçiç “në kryq” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga të gjithë personat që morën Urdhrin për Ditën e Shtetësisë nga duart e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, më i diskutueshëm është sigurisht peshkopi Pahomije i Vranjës, i cili u akuzua për abuzim seksual me katër djem në vitin 2002, shkruan Direktno.rs.

Dekorata është ndarë me rastin e 950-vjetorit të themelimit të manastirit të Shën Prohor Pçinjskit, “për merita të veçanta në ruajtjen dhe edukimin ortodoks dhe traditave të popullit serb”. Megjithëse dekorata iu dha manastirit, i cili është një nga më të vjetrit në Serbi dhe paraqet një pasuri kulturore si monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme, dhënia e dekoratës Pahomijes, e cila mban postin e peshkopit të Vranjës, përfundimisht është e neveritshme, shkruajnë medit serbe.

Peshkopi serb u akuzua për abuzim seksual në ambientet zyrtare të Dioqezës së Vranjës në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2002 dhe kundër tij u ngrit kallëzim penal më 31 dhjetor, 2002.

Tre nga djemtë ishin nën 14 vjeç, ndërsa i katërti ishte më i madh. Në rrëfimet e tyre, ata deklaruan se peshkopi i kishte përkëdhelur, i kishte prekur dhe i kishte detyruar të “shoqëroheshin”, gjë që ata refuzuan. Çështja përfundimisht u harrua dhe Pahomije u lirua.

Akuza të reja u ngritën në vitin 2013, kur Prokuroria Themelore Publike në Vranjë nisi një hetim kundër Pahomijes për akuzat e një magazinieri në Dioqezë, Nemanja S., i cili akuzoi Pahomijen për abuzim seksual, por prokuroria përfundimisht nuk gjeti arsye për të nisur procedimin penal. Me gjithë akuzat, Pahomije mbeti në krye të Dioqezës së Vranjës.

Është interesant fakti se në qershor të vitit të kaluar, me sugjerim të Pahomijes, Urdhri i Dioqezës së Vranjës iu dorëzua presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Është një nder i madh për mua dhe ju falënderoj për këtë urdhër. Unë nuk jam dikush që kam mall për çmime, por ky urdhër do të thotë shumë”, tha Vuçiç në atë kohë. /tesheshi.com/

 

You may also like