Deklarata e papritur e Evi Kokalarit: Nga dorëheqja e Bashës humbi dikush tjetër

by admin
Spread the love

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe zhvillimet në PD. Kokalari e ka quajtur një vendim për të lënë selinë dhe se i gjithë grupi që po e ndjek shfaqjen e tij, vazhdon të shtojë stresin mes demokratëve, pasi këtë situatën e tanishme mund ta kishin zgjidhur që në dhjetor dhe po e zgjidhin në mars.

Kërkesa e largimit të Berishës në të njëjtën kohë me Bashën, Kokalari e ka quajtur të sforcuar nga ndërhyrjet e huaja pasi po e shikonin se nuk po e mbanin dot Bashën aty ku duhej.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Ti nuk do konkurosh për kryetare e PD-së?

Kokalari: Jo

Krasta: Nuk je çuditur nga dorëheqja e Bashës?

Kokalari: Nuk jam e sigurtë se për çfarë po jep dorëheqjen pasi ne e shkarkuam në 11 dhjetor. Më vjen mirë që vendosi ta lërë selinë pasi kështu e shikoj unë, por i gjithë grupi i këtyre që kanë bërë shfaqje, kanë bërë shumë gabim sepse po i shtojnë më shumë stres, pasi mund ta kishim mbyllur në dhjetor, mund ta kishim mbyllur në janar dhe po e mbyllim në mars.

Krasta: Si e ke justifikuar në vetvete këtë kërkesën e vazhdueshme që të largohet Basha por të largohet edhe Berisha. Si e argumenton këtë?

Kokalari: Kërkesa e largimit të Berishës në të njëjtën kohë me Bashën ka qënë e sforcuar nga ndërhyrjet e huaja pasi po e shikonin se nuk po e mbanin dot Bashën aty ku duhej.

Krasta: Mendon se edhe dorëheqja e Bashës në një mënyrë është një element i lëvizjes së paramenduar nga dikush e ka organizuar këtë ngjarje?

Kokalari: Kam idenë se në një pikë mundohesh e mundohesh dhe lodhesh dhe të gjithë u lodhën dhe unë për mendimin tim, dje kur dha dorëheqjen Basha, nënqesha pasi mendova se Basha nuk ka asgjë të bëjë këtu, por këtu humbi dikush tjetër.

You may also like