Deklarata e papritur e Brizida Gjikondit: SPAK nuk ka këllqe të hetojë Berishën

by admin
Spread the love

Juristja Brizida Gjikondi shprehet dyshuese se SPAK mund të nisë një hetim për Sali Berishën. E ftuar në Dritare.net, Gjikondi shprehet se është thuajse e pamundur që të hapet çështja e Gërdecit apo 21-janarit pasi kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga këto tragjedi.

“SPAK-u aktual nuk ka guxim të hapë një hetim për Sali Berishën. Ka pasur kohën e bollshme, që kur Berisha u shpall Non Grata. Koha është flori, sidomos në çështjet penale. Ka çështje që po i kaloi afati 10-vjeçar, nuk i prek dot më. Dimë që shumë vepra si Gërdeci apo 21 janari, nuk janë hetuar. Përkundrazi. Janë shëmtuar në hetimin e tyre. Nuk është hetuar shkaktari i kri.mit.

Kanë kaluar afatet e gjykimit. Edhe sikur të rihapen, me këtë SPAK që kemi, besoj nuk kemi gjë në vijë. Vettingu ka zbuluar vetëm majën e ajsbergut. Ka një aleancë të heshtur për të mos i proceduar”, u shpreh Gjikondi.

You may also like