Deklarata e papritur e Astrit Patozit: Alibeaj mund të jetë një ‘armik’ shumë më i rrezikshëm se Basha

by admin
Spread the love

Astrit Patozi ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

Komenti i Patozit:

“Në vendimin e marrë, Basha Është tepër i vonuar dhe unë kam konsideruar që dorëheqja e tij duhet të kishte ardhur në 2017. Ata njerëz të cilët janë të gëzuar dhe triumfues e donin Bashën sërish kryetar. Pra dorëheqjen e Bashës e shoh si diçka të ‘mezipritur”. Por nuk mendoj se e çliron situatën aktuale. Tërheqja e tij ishte taktike. Sidomos platforma kushtëzon ikjen e Bashës me ikjen e Berishës.

Tani të drejtën e fjalës e ka “foltorja”, pra Berisha.

Berisha është në dilemë shumë të madhe sepse po mendon se çfarë duhet të bëjë. Pra duhet të injorojë zërat që kërkojnë moskandidimin e tij. Basha dha dorëheqjen sepse nuk i kishte mbetur më asnjë metër kub oksigjeni. Basha aktualisht është jashtë loje, i ka humbur shanset për të qenë kryetar i PD, por mund të vazhdojë karrierën politike. Berisha tani duhet të ndajë mendjen, do të rikandidojë apo jo. Kandidimi i tij do e bënte automatikisht kryetar të PD. Por kjo nuk i bën mirë PD-së. Në rast se i mjafton drejtimi i PD-së le të kandidojë, por puna është ai duhet kjo fitore? Sepse PD-së i duhet fitorja për të mundur Ramën, jo për të mundur Bashë. Sepse po ta marrim kështu, Alibeaj mund të jetë një “armik” shumë më i rrezikshëm se Basha.”, tha Patozi.

You may also like