Deklarata e menaxherit, Lukaku: E kam qepur, askush të mos flasë në emrin tim

by admin
Spread the love

Deklarata e menaxherit të Romelu Lukaku, Federico Pastorello, ka bërë shurmë ditën e sotme, madje edhe trajneri Thomas Tuchel reagoi në konferencën e zakonshme për mediat. E gjithë situata e krijuar nuk i ka pëlqyer goleadorit të Chelsea, i cili ka reaguar me një postim në “Instastory”.

“Kurrë nuk do të lë dikë të flasë për mua. E kam qepur gojën dhe jam fokusuar të ndihmoj ekipin në fund të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që, nëse dikush përpiqet të thotë diçka rreth meje dhe klubit, të mos e thotë në emrin tim”, shkruan Lukaku.

Reagimi i sulmuesit belg ka ardhur pasi menaxheri Federico Pastorello për “La Repubblica” kishte deklaruar: “Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka patur një problem. Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera”.

“Rikthimi në Itali? Shumë zhurmë për asgjë. Ai është i përzemërt me klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime merkatoje me Milanin apo Interin. Duhet të presim”. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like