Deklarata e fortë zyrtares europiane: Ka pasur lobime kundër PD-së në BE dhe SHBA

by admin
Spread the love

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike.

Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD dhe nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar.

“Nuk mund të flas me shumë kompetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurt që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjasahtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar”, theksoi ajo.

You may also like