Deklarata e Ermalit ia ëmbëlsoi ditën Elvanës

by admin
Spread the love

Elvana do të rikthehet në ekran si aktore. Lajmin e bëri të ditur Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Gjatë intervistës me fëmijët ai zbuloi se kur do të publikohet “Dy gisht mjaltë 2”.

“Elvana mund të krahasohet me një koshere bletësh që nuk mbaron asnjëherë mjalti që prodhon Elvana. Në vitin 2023 unë dhe Elvana do kthehemi me “Dy gisht mjaltë 2”, u shpreh Ermali.

Pasi producenti bëri të ditur lajmin, Elvana ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar momentin e intervistës së Ermalit dhe ka shkruar: “Ermal Mamaqi më ëmbëlsove ditën, të dua! Mezi po pres, kaq po të them! Dy gisht mjaltë 2!”

You may also like