Degradon në fyerje personale sherri mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, përplasen Hoxha dhe Kola

by admin
Spread the love

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, Veap Kola, Roland Bejko dhe Lisandër Hoxhës u përplasën sot më njëri-tjetrin në emisionin ‘ABC Live’.

Hoxha i ka thënë Bejkos që një vendim i tillë i marrë nga Berisha nuk mund të quhet jolegjitim, ndërsa Bejko thekson se ai është një miting anti amerikan dhe një hap i ndërmarrë nga Berisha për të mbrojtur veten nga Amerika.

Ndërsa mes Hoxhës dhe Veap Kolës debate ka kaluar dhe në fyerje personale, ku akuzojnë njëri tjetrin për modelin dhe lyerjen e flokëve.

Hoxha është shprehur se mbështetësit e Bashës tashmë janë si anëtarët e një kooperative bujqësore ndërsa Kola ka theksuar se mitingu i Berishës është anti amerikan dhe jo halli i PD-së.

Debati:

Lisandër Hoxha: Kooperativa bujqësore e Lulit ka 500 delegatë,

Veap Kola: Nuk ka rëndësi se çfarë është aty, por ai është një miting dhe do e drejtojë një person që është non grada në SHBA. Halli i tij nuk është PD-ja por problem që ai ka me SHBA. Departamenti i Shtetit dhe ambasadorja ja kanë kërkuar shkarkimin e Berishës. PD-ja mos ndjektë fatin e PDSHS në Maqedoni.

Lisandër Hoxha: Kam ardhur për të folur,

Veap Kola: S’kam për të folur me ty,

Lisandër Hoxha: Nuk i bëj flokët me këna,

Veap Kola: Unë nuk mbuloj thinjat. Me 11 dhjetor nuk ka lidhje me legjitimitetin, por është një kuvend për të mbrojtur Sali Berishën.

You may also like