“Dedikuar të gjithë atyre që kanë humbur dikë”, Capital T rikthen një nga hitet e muzikës shqiptare

by admin
Spread the love

Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T publikoi së fundmi, në mbyllje të vitit 2021, albumin e tij të titulluar “HeartBroken Kids”. Pak nga pak ai po zbulon këngët, të cilat po i sjell edhe me videoklip.

Së fundmi, ai i ka suprizuar fansat, me një projekt tejet të veçantë. Njëra prej këngëve të albumit, do të jetë remake, i një prej hiteve të muzikës shqiptare. Capital T ka vendosur të risjellë në versionin e tij këngën “Përjetësisht” të grupit legjendar Ritmi i Rrugës.

Reperi ka publikuar edhe një pjesë të vogël të videoklipit, duke paralajmëruar se e plota do të publikohet më datën 22 janar.

Krahas videos, Kapo ka shkruar një pjesë të tekstit të ndjerë, dhe ka zbuluar se kënga është për këdo që ka humbur dikë.

“Dedikuar të gjithë juve që keni humbur dikë që ka patur shumë rëndësi, nga dikush që po ashtu ka humbur dikë”, shkruan Capital T.

E mesa duket se ky do të jetë një nga projektet më të ndjera të tij…


You may also like