Dedikuar atyre me të cilët jeta s’u tregua e drejtë, nuk jemi dot perfekt – Shqip

by admin
Spread the love

22:06 | 24 Nentor 2021

Tema kryesore e natës së mbrëmshme dhe të ditës së sotëme padyshim që është ngjarja e ndodhur në ‘Big Brother VIP’.

Fifi u alivanos mbrëmë live pas akuzave të Balinës se ajo po ndërhynë mes marrëdhënies së Pajtimit me Sarën, dhe se ajo po kërkonë vëmendje, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre akuzave Fifi kërkoi të largohet nga shtëpia dhe u alivanos. Pasi u këndell bëri gati valixhet dhe insistonte të largohej. Por Arbana i kërkoi të mendohej edhe një herë.

Pasi mori veten vendosi të vazhdojë rrugëtimin brenda. Ishin reagime të shumta pas ngjarjeve kur disa e mbështeten e disa e quajtën të shtirur.

Familja dhe fansat ishin ata që i dolën në krahë këngëtares.

Pak minuta më pare një person shumë i rëndësishëm për Fifin, ka reaguar duke e mbështetur fuqishëm atë.

Flori Mumajesi është këngëtari që ka prekur me fjalët për Fifin. Përmes një postimi në Instagram, Flori ka postuar një këngë të papublikuar të Fifit dhe ka shkruar mbi të.

‘E dua zërin tënd…Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat…Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundohemi sdo të jemi kurrë…’, ka shkruar Flori për Fifin.

Fifi nuk duket në gjendje të mire shëndetësore dhe shumica e banorëve kanë kërkuar që të largohet pasi nuk është në gjendje të vazhdojë qëndrimin brenda./Shqip/

You may also like