Debutim me humbje turpëruese për Gliha, Kosova mposhtet nga Jordania

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Jordania në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova ka pësuar humbje me rezultat 0:2, raporton Insporti.com.

Baha Faisal dhe Hamza Aldaradreh shënuan golat e fitores për mysafirët, në minutat 18 dhe 85.

“Dardanët” krijuan raste të shumta sonte, por në asnjërin rast nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se Jordania mbeti me një lojtar më pak në minutën e parë shtesë (90+1), kur Noor Al-Rawabdeh u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Greqia, më 14 nëntor.

Ndeshja ndaj grekëve është e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”. /insporti.com/

You may also like