DEA sekuestron sasi rekord të drogës vdekjeprurëse: Mund të vriste çdo shtetas amerikan në 2022

by admin
Spread the love

Në kreun e renditjes të lëndëve narkotike, viti 2022 ka sjellë një armik të ri për DEA-n amerikane, institucionin kryesor në Shtetet e Bashkuara që merret me parandalimin e trafikut të tyre, të paktën për sa i përket rrezikshmërisë.

Bëhet fjalë për fentanilin, një drogë sintetike që njihet botërisht, në formën e tij ligjore, si një analgjetik, medikament i përdorur kundër dhimbjes akute, kryesisht pas operacioneve, dhe që gjendet në çdo farmaci, kundrejt recetës mjekësore.

Por në formën e tij të jashtëligjshme, kjo substancë ka filluar të përdoret gjithmonë e më shumë si drogë, ku një dozë 2 miligramësh ka efekte që përllogariten 100 herë më të forta se morfina dhe 50 herë më shumë se heroina, duke prodhuar halucinacoione të shumta, por edhe tension të ulët dhe depresion, ndërkohë që një overdozë në shumë raste çon në vdekje.

Kostoja më e ulët se heroina dhe kokaina, natyra sintetike që mundëson prodhimin kudo, dhe struktura e ngurtë që thjeshtëson transportin, e ka shndërruar fentanilin në ”mbretin” e ri të trafikut ndërkombëtar, që nga Kina ka kaluar sot në dorë edhe të karteleve meksikane si ai i Sinaloas dhe Jalisco.

Të dhënat e reja në raportin vjetor të DEA, japin vetëm një pjesë të dimensionit global të këtij fenomeni shqetësues.

Vetëm gjatë këtij viti, janë sekuestruar nga autoritetet amerikane rreth 380 milionë doza fentanili, në formën e më shumë se 4 tonelatave material puro dhe më shumë se 50 milionë kokrrave, që janë rezultat i përzierjes me elementë të tjerë, që ulin efektet anësore.

Është një sasi e dyfishuar nga viti 2021, dhe trendi duket në rritje. Në atë vit, vdekjet nga overdozë nga kjo drogë kanë qenë më shumë se 70 mijë, më shumë se dy të tretat e të gjithë lëndëve narkotike në total.  Potencialisht, sipas DEA, sasia e sekuestruar gjatë këtij viti, mund të vriste çdo shtetas amerikan.

You may also like