Dea Mishel pranon lidhjen me Kristin: Jemi në një marrëdhënie

by admin
Spread the love

Blogerja dhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania, Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar së fundmi ndjekësit e saj me foton e publikuar me artistin Krist Aliaj. Ajo që ka bërë më shumë pështypje në këtë foto ishte mbishkrimi “Jam në një marrëdhënie me Kristin”.

Dy finalistët e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel.

Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët. Mirëpo, Dea nuk e ka saktësuar për ndjekësit nëse marrëdhënia për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë. Ajo i ka shtuar zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku në një foto të montuar duket Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri.

Miqësia mes dy ish-banorëve të “BBV” nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “reality show”, teksa të dy arritën të prekin finalen e madhe.

You may also like