De Vrij, leksione shtesë për të fituar duelin me Ibrahimovicin

by admin
Spread the love

Ditën e shtunë Stefan De Vrij ka ditëlindjen dhe do të marrë një pako gjigande 195 centimetra. Brenda saj është Zlatan Ibrahimovic, njeriu i cili di të prishë festat.

Holandezi do të mbushë 30 vjeç dhe ndërkohë që do të fikë qirinjtë duhet të markojë edhe Ibrën. De Vrij mund të shkojë i qetë në këtë ndeshje sepse ka disa ndihma të vogla.

Ai ka vendosur që të paguajë një kompani holandeze, e cila analizon ndeshjet e tij dhe lëvizjet që bën në fushën e lojës për të kuptuar gabimet. Stefan është një mbrojtës  rrallë, pasi kërkon që të mos i bëjë më ato gabime dhe dëshiron të mësojë çdo ndeshje.

Një ndeshje si kjo ndaj Milanit ka nevojë për vëmendje të veçantë, edhe për faktin se De Vrij vjen nga një muaj ku është në rënie. Kjo gjë nuk është në kundërshtim me videoanalizat që bën stafi i Inzaghit, por është një orë mësimi më shumë për të arritur perfeksionin.

Në këtë mënyrë, njeriu i akullt i mbrojtjes zikaltër kërkon të fitojë derbin dhe t’i bëjë vetes një dhuratë të bukur për ditëlindje. /Oversport.tv

You may also like