De Sciglio humb finalen e Kupës, gjobiten Juventusi dhe Milani

by admin
Spread the love

Drejtësia sportive në Itali ka vendosur ditën e sotme, pas gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Mbrojtësi Mattia De Sciglio do të humbasë finalen e Kupës së Italisë, e programuar të luhet më 11 maj në “Olimpico”.

Italiani u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen kundër Fiorentinës dhe nuk mund të aktivizohet kundër Interit në finale.

Juventusi ndërkohë ka marrë edhe një gjobë, 3 mijë euro, për shkak se në minutën e 33-të të pjesës së parë u hodh një çakmak në drejtim të një prej futbollistëve të Fiorentinës.

Me të njëjtën gjobë, 3 mijë euro, është dënuar edhe Milani, pasi në fundin e pjesës së parë u hodh një shishe uji dhe një send plastij ndaj një lojtari të Interit. / oversport.tv

You may also like