De Laurentiis i kërkon falje tifozëve dhe konfirmon blerjen e parë të Napolit

by admin
Spread the love

Te Napoli është një situatë e zhurmshme pas humbjes ndaj Empolit dhe për të sqaruar gjithçka po ndodh ka menduar vetë presidenti Aurelio De Laurentiis. Ai foli për Radio Kiss Kiss ku i kërkoi falje tifozëve, si dhe njoftoi afrimin më të ri që Napoli do të ketë për sezonin e ardhshëm.

“I kërkoj falje të gjithë tifozëve për humbjen e turpshme ndaj Empolit. U tërbova kur pashë çmendurinë e 10 minutave të fundit. Ky grumbullim i përket një cikli të vjetër futbollistik, por është diçka që lind nga nevoja dhe nga inati”.

Për sa i përket rinovimit të Dries Mertens ai tha: Dje isha në shtëpinë e tij, kemi lënë që të takohemi sërish në fundin e sezonit. Ai e do qytetin dhe ekipin e Napolit”.

Më pas erdhi edhe koha për një konfirmim mbi afrimin e parë në merkaton e verës. “Khvicha Kvaratskhelia është lojtari më i ri i Napolit”, tha De Laurentiis ndër të tjera që hoqi çdo dyshim për afrimin e talentit gjeorgjian. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like