De Jong te City? Një pagë e prapambetur mund ta bëjë të mundur  

by admin
Spread the love

Pas afrimit të Erling Haaland, Pep Guardiola ka kërkuar të paktën edhe dy afrime të tjera për të luftuar për trofeun e Champions League. Një prej tyre është edhe mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong që prej kohësh ka përfunduar në listën e dëshirave të “Qytetarëve”.

Ndërkohë që “The Sun” ka zbuluar edhe një detaj të rëndësishëm që mund të zhbllokojë situatën mes dy palëve. Bëhet fjalë për një pagesë të prapambetur që klubi katalanas nuk i ka bërë ende mesfushorit holandez.

Pas vështirësive ekonomike që Barcelona po kalonte, arriti një marrëveshje me lojtarët për të shtyrë 40% të pagesave të tyre. Kështu, katalanasit kanë për t’i dhënë de Jong rreth 6 milionë paund ende të prapambetura.

Pikërisht kjo është edhe pika kyçe që mund të zhbllokojë tratativat. Mesfushori holandez po planifikon të heq dorë nga paga e prapambetur dhe atë shumë Barcelona ta ulë nga çmimi total që City do të paguajë për kartonin e tij. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like