De Gea sfidon të shkuarën: Tani është Mançesteri shtëpia ime

by admin
Spread the love

David de Gea sfidon të shkuarën e tij, pasi të mërkurën portieri i Manchester United do të luajë në Champions kundër Atletico Madrid, skuadër me të cilën është evidentuar në futbollin që vlen.

“Jam i lumtur që kam lindur në Madrid, por është vetëm një qytet. Tani ndihem sikur jam nga Mançesteri. Shtëpia është aty ku të duan dhe të mirëpresin.

Kam shumë vite këtu, në futboll dhe në jetë mund të ndodhë gjithçka, por sinqerisht nuk e shoh dot veten larg Manchester United”, ka thënë portieri në një intervistë për faqen e UEFA-s.

“Do të kthehem në një klub që më ka dhënë mundësinë që të arrij aty ku jam sot, por është vetëm ndeshja e radhës. Duam të fitojmë. I uroj më të mirat Atleticos, por në të gjithë shkojmë aty për fitore, sidomos unë”, ka thënë David de Gea. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like