De Bruyne: Nuk e urrej Mourinhon, por….

by admin
Spread the love

Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah janë dy “pishmanet” më të mëdha të Chelseas, që bleu fillimisht kartonët e tyre, por nuk u besoi dhe i largoi, ndërsa tani që të dy janë rikthyer në Premier League dhe janë shndërruar në liderë të skuadrave rivale të bluve të Londrës.

Sulmuesi belg, De Bruyne ka folur edhe në lidhje me raportin e tij me Jose Mourinhon, trajnerin që e uli në stol dhe i hapi udhë shitjes së tij në kampionatin gjerman, teksa zbulon se nuk ka aspak urrejtje për portugezin.

“Te Chelsea shkova me shumë dëshirë dhe kisha ndjesi pozitive, por pas dy ndeshjesh radhazi si titullar, më pas e pashë veten në pankinë për një muaj radhazi. Nuk bëra polemika, por vetëm u stërvita shumë, megjithatë më pas ra edhe miti që nëse jep maksimumin në stërvitje, ke më shumë shanse të luash. 

U largova drejt Wolfsburgut, por nuk e urrej Mourinhon. Thjesht mes nesh nuk funksionoi raporti”, deklaroi De Bruyne.

You may also like