De Bruyne: Dua të fitoj Champions League, t’i tregojmë se jemi ne më të mirët

by admin
Spread the love

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet supersfida gjysmëfinale në Champions League midis Real Madridit dhe Manchester Cityt. Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp edhe mesfushori belg i “Qytetarëve”, Kevin De Bruyne.

“Real dhe City janë dy klube shumë ofensive, do të jetë një sfidë e ndryshme nga e para. Si lojtar dua gjithmonë të fitoj trofe. Prej vitesh po luftojmë për këtë objektiv, Championsi është një trofe ku ka shumë kualitet prandaj është shumë e vështirë ta fitosh. Unë dua të fitoj të gjithë trofetë që mundem, është një detyrë e vështirë, por dua shumë që të fitoj Champions League”.

GJYSMËFINALJA E VITIT 2026- “Mendoj se tani jemi në një formë më të mirë. Më kujtohet ajo sfidë, mbyllja jonë e sezonit nuk ishte e mirë. Humbëm 1-0 me një autogol dhe ishte një sfidë vërtetë e mërzitshme. Tani luajmë shumë më mirë dhe kemi më shumë eksperiencë”.

RRITJA NËN DREJTIMIN E GUARDIOLËS- “Më ka ndihmuar të bëj progres në shumë aspekte, por është e vështirë të them se mund të përmirësohesha kështu edhe me trajnerë të tjerë. Të kesh sukses është fantastike, por lojtarët punojnë gjithmonë shumë. Nesë nuk punojmë atëherë nuk mund të përmirësohemi.

Është një kombinim, është një trajner që luan në një mënyrë që dhe mua më pëlqen shumë dhe kjo gjë na ndihmon. Kam luajtur shumicën e kohës në të njëjtin pozicion, por në mënyra të ndryshme, ndonjëherë më në thellësi, më i tërhequr, më në qendër. Kudo ku skuadra ka pasur nevojë, dua të ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme”.

MODRIC THA SE REALI ËSHTË EKIPI MË I MIRË NË BOTË- “Nëse luajmë si ndeshjen e parë, kemi potencialin për t’i treguar se jemi ne më të mirët. Të gjithë duan të shohin ndeshjen, do të jetë një sfidë e madhe. Do të japim maksimumin për të fluturuar në drejtim të Parisit”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like