Dauti: Kjo qeveri njihet për rritjen e tatimeve dhe kontributeve

by admin
Spread the love




Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se qeveria e tanishme njihet për rritjen e tatimeve dhe kontributeve.

“Kjo qeveri njihet për rritjen e tatimeve dhe kontributeve. Nga viti 2010 gjer në vitin 2018-të kemi pasur psh sigurimin, kontributet i kemi pasur qoftë ato shëndetësore apo fondin pensional invalidor i kemi pasur në nivel që kanë qenë më të ulta nga ajo që kanë qenë viti 2010-të deri më 2018-tën. Psh, u rrit sigurimi pensional invalidor nga 18.4. Pastaj një rritje tjetër patëm në fillim të vitit 2020-të që u 18.8. Nga ana tjetër kemi rritje edhe pse shërbimet shëndetësosë nuk janë rritur, kemi pasur rritje të vazhdueshme të kontributeve në këtë drejtim”, u shpreh deputetja Dauti. /SHENJA/


You may also like