Dauti: Emisari i Britanisë do të bëjë gjithçka që është e mundur që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të kenë sukses

by admin
Spread the love

Sot në Prishtinë ka qëndruar i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Për të dërguarin e Britanisë, në Info Magazine të Klan Kosovës foli gazetari në Londër, Daut Dauti.

Dauti tha se Stuart është një ushtarak me përvojë të madhe, që ka ushtruar funksione të larta ushtarake në Britani dhe në NATO,

“Është njeriu i dytë me gradë në aviacionin britanik dhe po ashtu ka eksperiencë me situatën në Kosovë”, tha ai

Tutje Dauti tha se fakti që Britania e Madhe ka emëruar një delegat për Ballkanin Perëndimor do të thotë se e konsideron me seriozitet shumë të madh angazhimin e saj në këtë rajon.

“Britania nuk është më në Bashkimin Evropian, dhe ka dërguar një të dërguar pasi që nuk dëshiron të jetë jashtë procesit, dëshiron të jetë e angazhuar në Ballkan, mirëpo, kryeministri Boris Johnson ka bërë me dije se Britani nuk ka ndonjë plan të veçantë në lidhje me Ballkanin, por e mbështet planin e përbashkët që ekziston me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.

Megjithatë, Dauti tha se Britania tani ka influencë më të dobët se më parë, pasi që nuk është brenda Unionit Evropian.

“Kosova e ka humbur një përkrahës të madh brenda Unionit Evropian me largimin e Britanisë së Madhe”, u shpreh ai.

“Stabiliteti është arsyeja kryesore pse Britania përzihet në Ballkan, ajo nuk ka interesa ekonomike këtu, por e ka prioritet për shkak të sigurisë, nuk lejon që Ballkani të destabilizohet edhe një herë, pasi do ti kushtojë jo vetëm asaj, por edhe tërë Evropës dhe shteteve të Ballkanit”.

Për emisarin e Britanisë, Dauti tha se është një njeri që i kupton këto gjëra, dhe se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që bisedimet mes dy palëve të kenë sukses.

You may also like