Datat dhe oraret, zbulohen datat do luhen ndeshjet e 1/8-ave të Champions League

by admin
Spread the love

Këtë të hënë u hodh shorti i 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, me skuadrat që u njohën me kundërshtarët e raundit të radhës.

Së fundmi janë zbuluar edhe datat dhe oraret kur do të zhvillohen këto ndeshje.

Të martën e 13 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Copenhagen-Manchester City dhe Leipzig- Real Madrid.

Të mërkurën, 14 shkurt në orën 21:00 do të zhvillohen këto ndeshjes: PSG- Real Sociedad dhe Lazio-Bayern Munich.

Të martën e 20 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Inter- Atletico Madrid dhe PSV- Borussia Dortmund.

Të mërkurën e 21 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Porto- Arsenal dhe Napoli- Barcelona.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të martën e 5 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen: Real Sociedad-PSG dhe Bayern Munich-Lazio.

Të mërkurën e 6 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen Manchester City- Copenhagen dhe Real Madrid – Leipzig.

Të martën e 12 marsit në orën 21:00 do të luhen: Arsenal- Porto dhe Barcelona-Napoli.

Të mërkurën e 13 marsit në orën 21:00 janë planifikuar: Atletico Madrid-Inter dhe Borussia Dortmund-PSV.

You may also like