Dashuria e ndaluar mes klaneve në Palermo zbardh një vrasje: Djali i bosit mafioz lidhet me mbesën e atij që i vrau të atin

by admin
Spread the love

Mediat në Itali kanë publikuar një histori dashurie mes dy të rinjve në klanet mafioze të vendit. Bëhet fjalë për një rast në Palermo ku djali i një bosi të vrarë të mafias u dashurua me mbesën e vrasësit.

“Duhet të ndahen” ishte më pas verdikti i familjes së vajzës që po tentonte të mbulonte ngjarjen e rëndë.

Nëntë vjet më parë, xhaxhai i vajzës kishte vrarë babanë e të dashurit të saj, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë që arrestoi vrasësin.

Kur ishte ende i vogël, nëntë vite më parë ai u bë edhe dëshmitar i krimit. Një burrë me fytyrë të mbuluar qëlloi në drejtim të babait të tij duke i marrë jetën. Zgjedhjet e tij sentimentale, pasi u rrit, çuan në arrestimin e autorit të vrasjes.

Historia e dashurisë mes dy të rinjve ishte çelësi që lejoi karabinierët të zgjidhnin misterin.

Përgjimet

Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetësonte. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai e humb durimin.

Në dialekt ai i thotë “A s’e kupton që e ka vrarë Toni?” Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “në hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait.

Pas mbylljes së hetimeve, u vu në pranga edhe xhaxhai i vajzës i cili kishte vepruar në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti, i cili e kishte parë si kërcënim Di Giacomo-n. Të dy ishin në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova.

You may also like