Dashuri pa kushte! Tifozët e Celtic gjejnë mënyrën për të ndjekur ekipin, policia…

by admin
Spread the love

Tifozët e Celtic njihen për mbështetjen e tyre pa kufi.

Në takimin ndaj St.Johnstone, zhvillua ditën e sotme dhe fituar me shifrat 3-1, disa tifozë ndodheshin jashtë rrethimit të stadiumit “McDiarmid Park” për të mbështetur skuadrën e tyre.

Kryeministri skocez Nicola Sturgeon njoftoi rregulla dhe kufizime të reja, duke filluar nga sot, në përpjekje për të frenuar rastet me Omicron. Kjo do të thotë se çdo ndeshje në Skoci do të luhet me 500 tifozë.

Një zëdhënës i policisë së Skocisë tha: “Oficerët në patrullë hasën në një grup të vogël të mbledhur jashtë stadiumit. Oficerët u angazhuan dhe më vonë u shpërndanë”.

You may also like