Dashnorja ime që e kam grua, më ka rikthyer identitetin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milaim Zeka është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri e në Kosovë. Zeka dallohet për lirshmërinë që ka si gazetar e deklaratat e tij pa komplekse në studiot televizive. Prej shumë kohësh, gazetarin e shohim në rubrikat e emisionit ‘E diell’ në Top Channel çdo të diel.

Së fundmi, Milaim Zeka, ndërsa diskutonte në rubrikën ‘Trotuar’ rreth temës ‘Burrë e grua, mish e thua’ rrëfeu për herë të parë se gruaja e tij e ka ndihmuar të gjejë vetveten, pas periudhës së vështirë që ka kaluar pas luftës, ku ka humbur familjen e tij dhe nëna i është zhdukur.

‘Desha të them diçka për partneren time, dashnoren time që e kam gru‘. Dua të them diçka që nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht. Kam përjetuar një kalim jetësor pas luftës shumë të rëndë, humbja e familjes, plagosja në luftë, nënën e kam të zhdukur dhe më kishte humbur Milaimi.

Në momentin kur e kam takuar Edën, më ka rikthyer identitetin tim. Nuk ka dhuratë më të madhe që të bie zoti sesa të takosh një partnere apo një partner që të jep identitet dhe të rikthen shpirtin, lezetin‘ – rrëfeu për herë të parë në emisionin ‘E diell‘ në Top Channel, gazetari Milaim Zeka.

You may also like