Dash Shehu e thotë troç: Por edhe qeveria e Berishës nuk kishte ndonjë shkëlqim

by admin
Spread the love

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Sali Berisha ka të drejtë kur thotë se Rama ka rikthyer monizmin dhe se qeveria aktuale i ka kaluar të gjithë sa i përket nivelit të korrupsionit.

Por sipas tij, edhe qeverisja e Berishës nuk ka shkëlqyer në këtë drejtim.

Intervista:

Pyetja: Berisha për Ramën: po nuk iku do ta heq unë. Ka të drejtë Berisha?

Shehi: Berisha ka të drejtë. Rama ka rikthyer monizmin. Për anën korruptive kjo qeveri i ka kaluar të gjitha, por nuk ishte ndonjë shkëlqim edhe qeveria e vjetër. Këta thjesht janë të korruptuar më të mëdhenj. Korrupsioni sot është vetë shteti. Kush është më e keqja për shtetin shqiptar? Kjo që thotë Berisha për çështjen e monizmit. Sot Rama i vë të gjithë, përfshi edhe gjykatësit. Ky është zhgënjim. Rama ka futur duart te sistemi i drejtësisë dhe kjo është e frikshme.

You may also like