Darka e Kurtit me Vuçiq e gabuar, ai të tjerët do t’i akuzonte për tradhti

by admin
Spread the love

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti nuk do të duhej të ulej dhe të bisedonte me Vuçiqin pa qenë ndonjë shqiptarë tjetër në tavolinë.

“Darka tête-à-tête e Albin Kurtit me Presidentin e Serbisë, në praninë e një sllovaku por pa praninë e sëpakut një apo edhe më shumë shqiptarëve tjerë në darkën në Berlin, është devijim i palejueshëm kundrejt institucioneve dhe reprezentimit kolektiv të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Albin Kurti për kësi rastesh të tjerët do t’i akuzonte për tradhti”.

“Asnjë individ nuk guxon të takohet apo flasë individualisht, qoftë ai individ edhe kryeministër, me Serbinë pa prani të shqiptarëve dhe përfaqësuesve tjerë shtetëror si dëshmitarë. Kjo darkë e Kurtit me ish-ministrin e Millosheviqit Vuçiq është më keq se darkë e gabuar. Asnjë indvid vetëm nuk mund flet dhe as mund na përfaqëson vetëm. Kurti nuk duhet të lejohet të bëjë kësi shkelje kurrë më dhe urgjentisht duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës”,ka shkruar Lushi, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like