Dani Alves nën hetim – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata Supreme e Katalonjës njoftoi se ka nisur hetimet për një sulm seksual ndaj një femre

Gjykata Supreme e Katalonjës informoi se ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, është nën hetim pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një femër në një klub nate në Spanjë në muajin Dhjetor.

Më herët mediat spanjolle kishin raportuar se një vajzë kishte akuzuar 39-vjeçarin se e kishte prekur në pjesët intime pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo ishte duke u dëfryer bashkë me miqtë e saj në një klub nate.

Dani Alvesh që tani luan për skuadrën meksikane UNAM Pumas, ka mohuar akuzat.

Gjykata Supreme e Katalonjës deklaroi se kishte hapur procedurat në lidhje me akuzat për një krim të dyshuar seksual, pas denoncimit të një femre. Ndërkohë përfaqësuesit e brazilianit thanë se lojtari i mohon me forcë të gjitha akuzat.

Mbrojtësi i krahut Alves u bë braziliani më i vjetër që ka luajtur në një Kupë Bote kur ai mbajti shiritin e kapitenit në sfidën që verdhejeshilët patën ndaj Kamerunit në Katar 2022.

Ai mban edhe rekordin për më shumë trofe të fituar në karrierën e tij, në total 43 në kompeticionet me klube dhe ndërkombëtare.

Klan News

You may also like