Dani Alves e mbyll me Barcelonën: Mbyllet një cikël, por nis një tjetër

by admin
Spread the love

Barcelona dhe Dani Alves kanë vendosur që të mos vazhdojnë më marrëdhënien me njëri-tjetrin. Kontrata e mbrojtësi brazilian nuk u rinovua dhe për këtë arsye ai duhet t’i thotë lamtumirë tifozëve për herë të dytë.

Këtë gjë Dani Alves e ka bërë nëpërmjet një letre në rrjetet sociale. Ai shkroi disa rreshta prekës ku i falenderoi të gjithë tifozët, punëtorët dhe personat që i dhanë mundësinë të rikthehej sërish te Barcelona.

Ndër të tjera, Dani Alves tregoi se nuk e ka mbyllur ende me futbollin. Në letrën publike që ai shkroi, thuhej se është mbyllur një cikël, por do të hapet një tjetër edhe më sfidues. Se çfarë do të premtojë e ardhmja e Dani Alves mbetet për t’u parë. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like