Danella Arsovska e shkarkon drejtorin e Higjienës Komunale, Zudi Enuzi

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupi ka shkarkuar Zudi Kokën nga detyra e ushtruesit të detyrës të drejtorit në Higjienën Komunale.

“Qyteti i Shkupit si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit nuk mund të jetë në qendër të dhunës dhe përleshjeve me armë zjarri dhe krijimit të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë. Politika po merr hov dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në udhëheqjen profesionale të institucioneve. Edhe përkundër menaxhimit të shkëlqyeshëm profesional me Ndërmarrjen Publike ‘Higjiena Komunale’ nga ana e Zudi Enuzi, megjithatë kodeksi etik i imi nuk lejon që ai të vazhdoj të udhëheq me ndërmarrjen. Për këtë shkak ai është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës”, thuhet në reagimin e Kabinetit të Danella Arsovskës, raporton SHENJA.

Ndryshe, shkarkimi vjen pasi vëllau i Zudi Enzuit, në Sheshin e Skënderbeut ka nxjerr armën duke shtënën në ajër pas përleshjes me protestuesit.

Ai është arrestuar nga ana e MPB-së. /SHENJA/

 

 


You may also like