Dalin xhiro me makinë dhe thyejnë rregullat e produksionit, Ritvana dhe Argjendi bëjn lëmsh gjithë studion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot, në puntatën e Për’puthen ishte takimi midis Ritvanës dhe Argjendit. Ky takim ishte i treti i tyre dhe gjërat midis tyre kanë filluar të thellohen.

Takimi nisi me debate, pasi Mikela tregoi se Ritvana ka hedhur një story me Argjendin, të cilën e ka fshirë direkte ku ata shihen bashkë në makinë në orë të vona të mbasdites:

Ritvana donte të ikte në shtëpi dhe unë ofrova ta çoja. Kisha dhe qejf ta shihja,- u shpreh Argjendi.

Nga ana tjetër të dy e pranuan se kanë thyer rregullat. Bora u tërhoqi vëmendje duke i thënë se nuk di se çfarë të bëhet me ata dy, pasi nëse i penalizojnë duket sikur po pengojnë dy njerëz që pëlqehen.

Gjatë diskutimeve ndërhyri dhe konkurrenti i Për’puthen, Jurgeni, i cili i akuzoi për një lojë të shëmtuar

Këtu po ndodhin disa prapaskena. Ritvana dhe Argjendi po bëjnë lojë dhe po gënjejnë publikun. Në momentin që rrinë bashkë gjithmonë flasin dhe thonë takimi jonë do komentohet sot dhe Ritvana i thotë Argjendit se ai do sulmohet shumë dhe se kjo do ta mbrojë. Shoh Argjendin dhe Eduardin duke diskutuar bashkë dhe Ritvana që i thotë kujdes mikrofonat se dëgjoheni nga produksioni. Po krijohet një trekëndësh ku po futet dhe Eduardi, jam i sigurt se Ritvana do zgjedh Eduardin për takim.

Ritvana me Argjendin mohuan akuzat. Gjitashtu ata patën një zënkë gjatë takimit pasi Argjendi donte ta prekte nga beli dhe Ritvana refuzoi. Argjendi u nxeh, pasi i duket sikur e trajtojnë si maniak dhe tha se imazhi i tij është shumë i rëndësishëm.


You may also like