Dalin pamjet, si u vra biznesmeni shqiptar me dy plumba në kokë në mes të Athinës

by admin
Spread the love

Mediat greke kanë publikuar pamjet e atentatit, ku mbeti i vrarë shqiptari Dikenc Halili, që në vendin helen njihej me emrin Kristo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës teksa 39-vjeçari ishte duke pirë kafe.

39-vjeçari u qëllua me 2 plumba në kokë e një në bark dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Në videon e transmetuar shfaqet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga skena që panë.

Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë. Ai njihej si një personazh i njohur atje, sepse menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek ku dhe ftonte këngëtarë të njohur.

Pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip ‘Toyota Yaris’, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Deri tani është mësuar se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh./Opinion.al

You may also like