Dalin pamje të rënda, plepat e rrëzuar kanë zënë dy persona në Pejton

by admin
Spread the love

Erërat e forta kanë rrëzuar lisa në disa pjesë të Prishtinës. Pamjet më të rënda janë shpërndarë nga Pejtoni, ku shihen personat e zënë në rrugë.

Në Pejton dyshohet se dy persona janë zënë nga lisat dhe shtyllat e rrëzuar nga erërat e forta.

Në disa pamje që ka siguruar Gazeta Express shihen qytetarë teksa provojnë të largojnë lisat e rënë në rrugë. Në një video shihet se po ndihmohet dikush që është zënë nga një lis i madh.

Express ka provuar të marrë një version zyrtar nga Policia e Kosovës dhe autoritetet pranë Komunës së Prishtinës rreth gjendjes, por akoma asnjë zyrtar nuk ka pranuar të japë detaje.

You may also like