DAKAR – BE 150 miliardë euro investime në Afrikë

by admin
Spread the love



DAKAR, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dëshiron të mobilizojë mbi 150 miliardë euro (172 miliardë dollarë) në investime në Afrikë përmes programit të tij “Global Gateway”, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Nisma “Global Gateway” synon të lidhë bllokun me pjesën tjetër të botës dhe të rivalizojë programin e Kinës “Rruga e Re e Mëndafshit” që tashmë ka derdhur miliarda dollarë në projekte infrastrukturore në vende anembanë botës, duke përfshirë Afrikën.

Nisma e BE-së synon të ndihmojë në sigurimin e 300 miliardë eurove në financim, rreth një e treta e asaj që synohet nga Kina.

Njoftimi i Von der Leyen erdhi pas takimit me presidentin senegalez Macky Sall në Dakar dhe përpara një samiti që do të bashkojë liderët e BE-së dhe Bashkimit Afrikan javën e ardhshme në Bruksel. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPrezenca e OSBE-së: Mirëpresim vendimin ndërpartiak të Kuvendit për zgjatjen e Vetingut
Artikulli tjetërZingraf: Zgjatja e Vetingut, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE


You may also like