Daja: E dominuam Dinamon, sfidën e Laçit e dua barazim

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u shfaq I buzëqeshur në intervistën me “Gol pas Goli” pas fitores në derbin me Dinamon. Ai theksoi se rastet e humbura, përtej fitores, vijnë për shkak të presionit të pikëve që mungojnë nga faza e parë.

“Në gjashtë javët e fundit kemi marrë katër fitore, një barazim dhe humbjen në Shkodër. Pozitive që reaguam në derbi. Djemtë kanë bërë maksimumin, kemi pasur kontrollin e lojës dhe shumë situata para portës. Finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Pas kësaj ecurie pozitive jemi të detyruar të rikuperojmë pikët që kemi lënë në fazën e parë. Ndoshta ky është presioni që kanë futbollistët para portës. Cilësia është, kemi tre sulmues shumë të mire: Junior, Cara dhe Mala. Mungesa e atye pikëve nga gabimet individuale shtron presionin dhe rrit dozën emocionale dhe gabojmë para portës.”

Taktika: “Nuk dua ta zbuloj sesi e kishim përgatitur, sepse duam ta përdorim edhe në ndeshjet e tjera. Dëshira dhe sakrifica e lojtarëve bëjnë që ekipi të prodhojë këtë lojë. Kanë vrapuar pafundësisht, merita u takon futbollistëve.

Sulmues në janar: “Jepi përqendruar te grupi që kemi në dispozicion. Renditja na tregon që duhet të bëjmë merkato, por jo për të larguar lojtarë, por për të plotësuar ato reparte ku kemi më shumë nevojë. Punojmë në staf, por pa, miratimin tim, nuk do të afrohet ndonjë lojtar. Të shpresojmë që të gjejmë lojtarët e duhur.”

Laçi-Tirana? “Do të merremi me ndeshjet tona. Në një moment të tillë, na leverdis barazimi, sepse të dy ekipet do të ishin minus dy pikë. Shpresoj, për interesin tone, të shkojë drejt barazimit.”


Top Channel

You may also like